July 10, 2014 - Admin
ROLI I TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE POZITA E QYTETARËVE SA ATA I NDJEJNË DHE I GËZOJNË KËTA TË DREJTA QË I GARANTON LEGJISLACIONI I MAQEDONISË
Prof. Dr. Bashkim SELMANI
Abstract
Every human being who is born and involved in life with rights and social obligations in the region and place where he lives, aims to be treated right, in front of a state justice forum expects an impartial decision, aspect belonging to impartiality as a moral value , which has been built on independence and it has it’s origin in human and social integrity. Human obligations are indivisible with the human rights and fundamental freedom. Those, in liberal democratic concept, are proved in a restrictive way. Human rights express individual freedom and democracy, while obligations, state power and responsibility of citizens to it. Standard obligations in comparative constitutional law are: the respect for the constitution and law, sincere performance of public functions, payment of taxes, help in serious situations, protection of human and natural environment; defense of the country.
Çdo njeri që lind dhe përfshihet në jetë me të drejtat dhe detyrimet shoqërore në rrethin dhe shtetin ku ai jeton është i prirë dhe idealizon të trajtohet drejtë, para një forumi të drejtësisë shtetërore pret një vendim të paanshëm, aspekt që i përket paansh-mërisë si vlerë morale, e cila nga ana e saj, ndërtohet mbi pavarësinë dhe ka burimin tek integriteti njerëzor dhe ai shoqëror. Të drejtat e njeriut janë parimet bazë, pa të cilat njerëzit nuk mund të jetojnë si qenie njerëzore me dinjitet. Të drejtat njerëzore përbëjnë bazën e lirisë, të drejtësisë dhe të paqes. Respektimi i tyre bën të mundur progresin e plotë të individit dhe të shoqërisë. Zhvillimi i të drejtave të njeriut i ka rrënjët e veta në luftën për liri dhe barazi kudo në botë. Bazën e të drejtave të njeriut siç është respekti për jetën e njeriut dhe dinjitetin njerëzor e hasim në pjesën më të madhe të feve dhe të filozofive. Ato janë shpallur në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut. Dokumente si “Marrëveshja ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, gjithashtu, përcaktojnë se ç’duhet të bëjnë e çfarë nuk du¬het të bëjnë qeveritë për të respektuar të drejtat e qytetarëve të tyre.
Mbrojtja e të drejtave të individit në lirinë e shprehjes dhe sigurisë përbënë aspirata për të mbrojtur dinjitetin njerëzor të të gjitha qenieve njerëzore, këto të drejta themelore paraqesin thelbin e konceptit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë. Kjo aspiratë e vë qenien njerëzore në qendër të interesit dhe është e bazuar në sistemin e përbashkët universal të vlerave të përkushtuara të të drejtës për jetë, si një e drejtë e paprekshme, dhe ofron një kornizë për ndërtimin e sistemit të të drejtave të njeriut, të mbrojtur nga normat dhe standardet e pranuara ndërkombëtarisht.
Strategjia e Republikës së Maqedonisë ka për qëllim anëtarësi-min në BE. Mirëpo, një aspirim i tillë mund të përshpejtohet, në qoftë se i plotëson kushtet e nevojshme, ku pikërisht bënë pjesë mbrojtja e të drejtave të individit në lirinë e shprehjes dhe sigurisë njerëzore. Në këtë drejtim, arsyeja kryesore për shpresën nuk duhet të lidhet me natyrën e këtyre sfidave, por me shpejtësinë dhe dina-mikën e përgjigjes praktike dhe atë të legjislacionit kushtetues dhe ligjor, që duhet të respektohen këto të drejta realisht, për t’i ndje¬rë qytetarët e saj këto të drejta, e jo të sillen ligjet për Evropën e stan-dardet evropiane. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë kërkoj¬në dhe presin që institucionet kompetente shtetërore çdoherë e më tepër t’i njohin nevojat e tyre dhe që do ta shfrytëzojnë këtë si bazë për zhvillimin e shërbimit të tyre dhe për rritjen e efikasitetit të luftës kundër shkeljes së të drejtave të njeriut, që do të rezultojë me aparat më të lirë shtetëror funksional dhe demokratik për të gjithë qytetarët, mbështetur në lirinë dhe barazinë e individuale.
Një numër i madh i qytetarëve nuk janë të njohur mirë me të drejtat dhe detyrimet e tyre kushtetuese dhe ligjore, që parasheh legjislacioni i Republikës së Maqedonisë, prandaj qytetarëve duhet t’u ofrohet më tepër informacione dhe strategji të veçanta për njohjen e të drejtave themelore të njeriut si dhe ato të drejta që kanë karakter universal për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedo-nisë. Disa lëndë shkencore juridike duhet të jenë përfshirë edhe nëpër Shkollat e Mesme me qëllim që të rinjtë të njihen me të drejtat dhe detyrimet e tyre juridike në kohë dhe momente të caktuara, sepse mosnjohja e ligjeve nënkupton edhe përkufizimin e të drejtave të njeriut.
Duhet të krijohen Institute të veçanta për të përcjellë situatën nga afër për sa i përket shkeljes së të drejtave të njeriut në këndvështrimin e lirisë së mendimit të lirë dhe shprehjes. Një grup i qytetarëve të anketuar; rreth 28 ose 14% u drejtohem institucioneve shtetërore në rast se nuk mund t’i zgjidhin problemet e tyre në lëmin e këtyre të drejtave që e kemi objekt studimi, pikërisht edhe kjo kategori e qytetarëve bën veprim të matur, sepse u besojnë institu¬cio¬¬neve shtetërore se ata janë të ftuara në mënyrë kushtetuese dhe ligjore për të mbrojtur dhe ndihmuar qytetarët nga të gjitha për-kufizimet që mund t’u ndodhin qoftë nga ana e institucioneve ose nga vet qytetarët në relacionet e tyre, qofshin juridike ose penale.
Ndryshimet që mund të bëhen në lidhje me politikën para-ndaluese dhe pikëpamjet krahasuese mes legjislacioneve përkatëse ndërkombëtare në mbrojtje të vlerave dhe dinjitetit njerëzor dhe individual. Çdo herë duhet të pranohet frustrimi i popullatës për shkak të procesit të gjatë të tranzicionit dhe mungesës së rezultateve të dukshme. Edhe më tej ekzistojnë deficite në ndërtimin e mendimit publik dhe realizimin e lirisë së mediave ne Republikën e Maqe¬do¬nisë dhe duhet me tepër përkushtim ne këtë përforcimin e mendimit publik. Rëndësia e marrëdhënieve ndëretnike duhet te jete me prioritet me të lartë në agjendat politike, posaçërisht në R. e Maqedo¬nisë si vend shumë-etnike. Bashkëpunimi rajonal në nivel të përgjithshëm dhe veçanërisht në çështjet e sigurisë duhet të për-forcohet edhe më tej. Duhet të merren parasysh llojet e ndryshme të bashkëpunimit rajonal në pronësi Demokracia dhe siguria e njeriut sepse është një nga prioritet elementare të demokracisë së mirëfilltë. Por, synimi kryesor i këtij studimi shkencor ka pasur qëllimin që t’i përkushtoj një rëndësi të veçantë të drejtave të njeriut që realisht është e prekur nga një sërë rrethanash jo aq të studiuara edhe në aspektin shkencor.
Ky punim shpresoj që sado pak ka dhënë informacione të reja , dhe mund të shërbej si një pikënisje e vogël në hapësirat juridiko-shkencore në lëmin e të drejtave të njeriut në Republikën e Maqe¬do-nisë. Duhet zgjeruar fushëveprimin e studimit edhe nga ana e instituteve të veçanta që duhet të krijohen ne Republikën e Maqedo-nisë, për sa i përket pozitës së të drejtave të njeriut, familjes, gjendjes reale dhe sfidat në shoqërinë bashkëkohore ne avancimin e te drejtave te njeriut, pare ne prizmin e te Drejtave të njeriut në lëmin e te drejtës së mendimit të lirë dhe të drejtës së shprehjes. Këto pra, janë shkalla e divergjimit dhe konvergjimit qe ekziston midis te drejtave ligjore dhe mendimet e qytetarëve në lidhje me zbatimin praktik, se sa qytetarë i ndjejnë këto ligje, duke analizuar dhe stu-diuar krahasimin e të drejtave në relacion, për prononcimin e mëndi¬meve të qytetarëve në lidhje me Lirinë e mendimit të lirë dhe të Drejtës së sigurisë në Republikën e Maqedonisë. Mbështetur në atë që e thamë më lartë, mund të konstatojmë se kjo është vetëm një nga përshkrimet hyrëse të të drejtave të njeriut në lëmin e të drejtës së mendimit të lirë dhe të drejtës së shprehjes në Republikën e Maqedonisë.
Shoqëria shqiptare është e interesuar për kërkimin e mundë-sive alternative që proceset të zhvillohen në konotacion pozitiv por, në praktikë nuk reflekton edhe nga pala tjetër e cila në vazhdimësi gjurmon sensin e veprimeve jodemokratike dhe jo civilizuese. Ndry-shimet që mund të bëhen në lidhje me politikën parandaluese dhe pikëpamjet krahasuese mes legjislacioneve përkatëse ndërkombëtare në mbrojtje të vlerave dhe dinjitetit njerëzor duhet të jetë betimi kryesor i një shteti të caktuar i cili pretendon të jetë demokratikë dhe i hapur përballë vlerave evropiane dhe ndërkombëtare. Gjithashtu, shteti i Maqedonisë paralelisht duhet të respektoj edhe konventat ndërkombëtare me vlera universale ku edhe ajo vetë është nën¬sh¬kru¬ese e këtyre dokumenteve ndërkombëtare. Aktet juridike ndër¬kom¬bëtare në fuqi pikërisht konventa evropiane e të drejtave të njeriut. Karakteristikat dhe pikëpamjet tjera ndihmëse shkencore në lidhje me të drejtat e njeriut si ato; sociale, ekonomike, kulturore, civile, politike etj. Parë si problem i lidhur ngushtë me zhvillimin e shkencës juridike dhe të drejtave të njeriut.
Sa për të qenë më të njohur nga afër se si e vlerësojnë pozitën e të drejtave të njeriut në Republikën e Maqedonisë qytetarët shqiptarë do të veçojmë një nga pyetjet e anketimit që kam realizuar më qytetarët shqiptar gjatë vitit 2012, sa ata i ndjejnë këto të drejta dhe ç’mendim kanë për shqetësimet e tyre të përditshme:
Të anketuarit u përgjigjën në këtë pyetje të parashtruar;
1. Çfarë ju irriton më tepër dhe ju mban në vazhdimësi të shqetësuar
a) Çështjet financiare-ekonomike
b) Problemet familjare
c) Padrejtësitë ndërnacionale
Në pyetjen e parashtruar: Çfarë ju irriton më tepër dhe ju mban në vazhdimësi të shqetësuar? Nga numri i qytetarëve të anke-tuar rezultoi si në vijim: rreth 34% e qytetarëve të anketuar u shpre-hën se çështjet financiare-ekonomike i shqetësojnë më tepër dhe dita ditës po varfërohen qytetarët shqiptarë në Republikën e Maqedonisë. Në nënpyetjen e dytë rreth 28% e qytetarëve të anketuar u shprehën se problemet familjare janë ato që i shqetësojnë dhe i preokupojnë më, por, në vazhdimësi e ndërlidhin me problemet financiare ku nuk mundin t’i mbulojnë harxhimet e përditshme dhe ajo në vazhdimësi po ua përkeqëson gjendjen familjare dhe po i detyron që më së shumti të preokupohen për familjet e tyre dhe ardhmërinë e pa shpresë. Në nënpyetjen e tretë: Çfarë ju irriton më tepër dhe ju mban në vazhdimësi të shqetësuar, rreth 17 % e qytetarëve të anketuar u shprehën se padrejtësitë ndërnacionale më tepër na irritojnë, mos përkujdesja e shtetit të Maqedonisë dhe sjellja jo korrekte ndaj qytetarëve shqiptarë na bënë të ndjehemi të pabarabartë dhe të zhgënjyer jo vetëm në aspektin politikë por, edhe në atë ekonomik, social historiko-kulturor, nacional.
Nga kjo që thamë më lartë mund të konstatojmë se gjendja e rëndë ekonomike që po ka kapluar qytetarët shqiptarë në Republi-kën e Maqedonisë nga njëra anë dhe nga ana tjetër pabarazitë nacio-nale i bënë qytetarët shqiptarë të ndjehen të zhgënjyer të irrituar, dhe të pa shpresë për një ardhmëri më të sigurt me një mirëqenie sociale të garantuar.
Të dhënat anketuese, dëshmojnë për një situatë shqetësuese në disa drejtime si ato; të shprehjes, të drejtat sociale, të drejtat dhe ekonomike, të drejtat politike, pozitë e cila reflektohet në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë, si; për nga vështirësitë ekono¬mike, sociale dhe politike. Si konkluzion përfundimtar, ngelet që Shteti duhet të ndërmerr disa masa dhe aktivitete sa më energjike në pengimin dhe parandalimin e këtyre përkufizimeve në lëmin e të drejtës së mendimit të lirë dhe të Drejtës së shprehjes së lirë, sepse këto dy postulate janë gjymtyrët kryesore që identifikojnë demokra¬cinë e një shteti të caktuar.